Nëse nuk keni përdorur asnjë erëz tjetër të stinës këtë sezon, me siguri keni përdorur kanellë. Dhe për një sërë arsyesh pasi ka aromën dhe shijen e duhur për gatime të ndryshme. Megjithatë, erëza ka edhe më shumë se kaq: kanella ka një sërë përfitimesh shëndetësore që me siguri do t’ju tërheqin ta përdorni atë edhe më shumë.

  1. Kanella përmirëson nivelin e sheqerit në gjak

Edhe pak kanellë mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak te njerëzit me diabet, Kjo erëz ka aftësinë të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj hormonit insulinë, i cili ndihmon në mbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak të balancuar. Kjo për shkak se kanella mund të ndihmojë në bllokimin e aktivitetit të disa enzimave tretëse për të ngadalësuar përthithjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut gjë që mund të ndikojë në treguesit e sheqerit në gjak.

  1. Kanella *Nuk* Përshpejton Metabolizmin

Disa njerëz besojnë se kanella përshpejton metabolizmin tuaj, por ekspertët shprehen se nuk ka kërkime për të mbështetur pretendimet se kanella përshpejton metabolizmin. Këto përfundime, mund të nxirren nga fakti se kanella mund të ulë dhe stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak, por kjo në vetvete nuk është një lidhje me metabolizmin.

  1. Kanella lufton bakteret
Lexo po ashtu:  Lodhja ndërlidhet me qëndrimet deri vonë në mbrëmje dhe me mungesë të gjumit.

Një nga përfitime e tjera shëndetësore të erëzës ëhtë se ajo mund të përdoret si një freskues natyral i frymëmarrjes, gjithashtu vetitë antibakteriale dhe antimikrobike të kanellës mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga të gjitha llojet e acarimeve, duke përfshirë skuqjen, reaksionet alergjike dhe infeksionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *