Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuar tha se numri i ukrainasve që janë larguar nga shteti i tyre, qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar, ka kaluar shifrën 5 milionë. Kjo konsiderohet kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të publikuara më 20 prill nga agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR, 5,034,439 ukrainas janë larguar nga vendi që prej nisjes së luftës më 24 shkurt. OKB-ja tha se 90 për qind e atyre që janë larguar janë gra dhe fëmijë, pasi autoritetet në Kiev nuk lejojnë burrat e moshës së ushtrisë që të largohen nga shteti.

Më 5 prill, OKB-ja kishte thënë se afër 7.1 milionë persona ishin zhvendosur brenda Ukrainës për shkak të luftës. Polonia, që ka pranuar 2.83 milionë refugjatë, konsiderohet si destinacioni kryesor i ukrainasve që kalojnë kufijtë shtetërorë. Një tjetër shtet i Bashkimit Evropian, Rumania, ka pranuar mbi 757,000 refugjatë.

Hungaria ka pranuar 471,000 refugjatë, ndërkaq Moldavia, që është një ndër shtetet më të varfra të Evropës, ka pranuar mbi 426,000 refugjatë. Refugjatë nga Ukraina kanë pranuar edhe shtetet e tjera, përfshirë Sllovakinë, që kufizohet me Ukrainën. Ndërkaq, një numër më i vogël i ukrainasve – nën 24,000 persona – janë larguar për në Bjellorusi, aleaten kryesore të Rusisë.

Lexo po ashtu:  Mbarojnë opsionet për qeveritë europiane – Bllokimi vendoset sërish në rendin e ditës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *