Shëndeti i zemrës: Farat e linit dhe çaji i tyre përmban acide yndyrore polio-të-pangopura Omega 3 dhe Omega 6, bashkë me disa përbërës biologjikë të cilat i bëjnë mirë organizmit. Shumë studime mbi këtë çështje sugjerojnë se ushqyerja me fara lini i bën mirë zemrës. Ai ul kolesterolin dhe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së arteriosklerozës apo sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Kundër qelizave të dëmshme tumorale: Acidet yndyrore dhe përbërësit biologjikë te farat e linit janë antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe indet nga radikalet e lira, të cilat formohen gjatë tretjes, ekspozimit ndaj toksinave apo dritës së diellit. Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat e ADN-së dhe çelin rrugën e formimit të qelizave të dëmshme dhe sëmundjeve të tjera. Shumë studime klinike sugjerojnë se përbërësit e farave të linit munden të ngadalësojnë rritjen e këtyre qelizave të dëmshme tek njerëzit.
Ul sheqerin në gjak: Përbërësit te çaji i farave të linit arrijnë të ngadalësojnë ose ulin sheqerin në gjak pas ngrënies. Ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të llojit 2. Individët që konsumojnë ekstrakt të farave të linit kanë nivele të ulura të sheqerit në gjak dhe nivele të përmirësuara të kolesterolit.
Simptomat e menopauzës: Disa prej përbërësve të farave të linit funksionojnë në mënyrë të njëjtë me estrogjenin. Çaji i farave të linit përmirëson problemet e menopauzës. Femrat në menopauzë që konsumonin suplemente të farave të linit për 2 muaj përjetonin një përmirësim të simptomave. Një sasi ditore prej 50 gramë të farave të shtypura të linit konsiderohet si një alternativë e sigurt për shumë njerëz. Çaji i farave të linit nuk rekomandohet për femrat shtatzënë ose lehonë dhe për ata që janë alergjikë ndaj bimës së linit.