Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e tretë të saj duke bërë që vendi të rijetojë tmerret më të këqija të shekullit të 20-të.

Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur, qytete të kthyera në gërmadha. Forcat pushtuese akuzohen për krime lufte pasi bombarduan maternitetet dhe civilët ukrainas.

E megjithatë Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë e Zelenskyt. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh.

Por ndërsa forcat ruse rigrupohen në lindje, a mund t’i rezistojë ende Ukraina ato? A munden fuqitë perëndimore të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe të qëndrojnë të bashkuara rreth qëllimeve të përbashkëta të luftës?

Apo koha, lodhja dhe pakësimi i rezervave të municioneve do ta bëjnë dëmin e tyre? Kjo luftë që vijon prej dy muajsh, që deri më tani nuk i dihet se kur do të mbarojë.

Lexo po ashtu:  Biden fiton Virgjinian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *