Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Krasniqi ndonëse pati probleme në ndeshjen ndaj Amandine Buchard, në fund gjithsesi arriti të sigurojë medalje për vendin e Kosovës.

Distria përfundoi e treta në kategorinë deri 52 kilogramë, duke fituar ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.

Për Distrinë është medalja e katërt në kampionate evropiane, derisa ajo ka edhe një të bronztë tjetër, një të argjendtë e një të artë.

Kosova është duke u përfaqësuar në këtë Evropian nga katër xhudistë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha (u eliminua në repesazh), Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, të cilët luajnë nesër.

Lexo po ashtu:  Zbulohet e ardhmja e Messit në Barcelonë, detajet e kontratës së ardhshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *