Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Krasniqi ndonëse pati probleme në ndeshjen ndaj Amandine Buchard, në fund gjithsesi arriti të sigurojë medalje për vendin e Kosovës.
Distria përfundoi e treta në kategorinë deri 52 kilogramë, duke fituar ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.

Për Distrinë është medalja e katërt në kampionate evropiane, derisa ajo ka edhe një të bronztë tjetër, një të argjendtë e një të artë.
Kosova është duke u përfaqësuar në këtë Evropian nga katër xhudistë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha (u eliminua në repesazh), Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, të cilët luajnë nesër.




