Ekrem Simnica, nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka folur për rëndësinë dhe kuptimin e dy festave të Bajramit.

“Mund të them që dy festat, të cilat ne i kemi, edhe e Fitër Bajramit por edhe kjo e Kurban Bajramit, në të cilën jemi në teh, e kanë një qëllim dhe ndërlidhen me çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Simnica.

“Fitër Bajrami ndërlidhet me përfundimin e agjërimit dhe njërin prej obligimeve dhe mirësive e kemi nxjerrjen e sadakasë, fitrit, për çdo person, për çdo besimtar që t’ua mundësojmë ndihmën të varfërve dhe si një lloj shenje e pastrimit të ndonjë lëshimi të bërë gjatë muajit të Ramazanit, të cilin e kemi agjëruar”.

Simnica e ka rrëfyer historinë për festën e Fitër Bajramit, si dhe rrëfimin, nga i cili buron festa e Kurban Bajramit.

“Ndërsa te Kurban Bajrami ndërlidhet çështja e prerjes së Kurbanit. Prerja e Kurbanit simbolizon apo e diskutojmë në dy forma, pse ndërlidhet me ndoshta këtë festë. E para është një përkujtim i Ibrahimit a.s., që ai atëherë është sprovuar nga ana e Zotit xh.sh. për ta therur djalin e tij, për ta prerë, për ta bërë kurban, për ta flijuar, se kjo festë quhet njëherësh, përveç Kurban Bajram apo festa e Kurban Bajramit është edhe festa e sakrificës, është që ne po sakrifikojmë për Zotin. Ibrahimi ka premtuar që nëse më lind Zoti djalë, unë do ta sakrifikoj atë, do ta bëj kurban për hir të Zotit, edhe Zoti xh.sh. e ka sprovuar Ibrahimin, edhe ka ardhur deri te ajo që pas gatishmërisë që ka pasur Ibrahimi a.s. pejgamber i Zotit, por edhe me rritjen e Ismailit në moshë që kur i ka thënë që unë jam urdhëruar kah Zoti xh.sh. që ty të bëj kurban, i thotë vepro ashtu si të ka urdhëruar Zoti. Domethënë, gatishmërinë e ka gjetur te të dy këta, edhe te babai, edhe te biri i tij, edhe te Ibrahimi a.s., por njëherësh edhe te Ismaili a.s.”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Lexo po ashtu:  A ka shpresë pas 20 vjetësh? Të pagjeturit, temë e dialogut në Bruksel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *