Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë ‘Republikën Srpska’ në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera, në gjuhën serbe. “Ne jemi të vetëdijshëm se kjo dërgon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Serbia këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe dhe e sheh si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti thotë se çdo Asociacion mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu sikurse entiteti i Republikës Serbe që mund të bllokojë vendimet e qeverisë së Bosnje-Hercegovinës.

Lexo po ashtu:  Kurti: Roli i SHBA-së ndaj Kosovës është i pazëvendësueshëm

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor ndërsa thotë se ka folur me ministren e Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla. “Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe, ishim shumë të qartë, nuk e mbështetim”, pohoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *