Historikisht nuk ka ndodhur më parë.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të paditet për një pagesë që ia ka bërë një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Detajet e rastit kundër tij, ende nuk janë bërë të ditura.
Një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë, pas hetimit të pagesës prej 130.000 dollarëve për Stormy Daniels-in, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar.

E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.
Trump, 76-vjeçar, mohon çdo keqbërje.
Ai është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me padi penale.
Trump aty mund të japë shenjat e gishtërinjve dhe t’i bëhen fotografitë, sikurse të gjithë të pandehurve të tjerë për rastet penale.




