Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash.

Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik.

Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim.

Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik.

Për afro gjysmë shekulli, Shqipëria nën thundrrën e diktaturës komuniste ishte shndërruar në vendin më të izoluar të Europës.

Hapja e ambasadave ishte akti i parë i dramës shqiptare në mbyllje të mijëvjeçarit. Në këto rrethana u përgatit edhe terreni i volitshëm për zhvillimin e lëvizjes antikomuniste të studentëve.

Lexo po ashtu:  Le Figaro (1914) / Esat Pasha ka disponim të mirë me serbët, mundohet të bindë shqiptarët që të jetojnë në marrëdhënie të shkëlqyera me serbët

Në sajë të qëndresës së tyre, do të instalohej edhe pluralizmi politik.

Drejtoria e Përgjithshme Arkivave ndau në rrjetet sociale informacion për “problemin e qytetarëve shqiptarë që u larguan nga vendi ynë nëpërmjet rrugës së strehimit në ambasadat e huaja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *