Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në ditën e 36-të. Prej 27 tetorit, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në Gaza, ku jetojnë 2.4 milionë palestinezë. Nëse sulme të tilla vazhdojnë, presidenti iranian kërkon që vendet arabe të angazhohen për të armatosur palestinezët.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ebrahim Raisi ua bëri këtë kërkesë liderëve arabë dhe myslimanë të mbledhur në kryeqytetin saudit. Ai tha se vendet myslimane duhet të “armatosin palestinezët” nëse “sulmet vazhdojnë” në Gaza dhe kërkoi që ta konsiderojnë ushtrinë izraelite si një “organizatë terroriste” për shkak të operacionit të saj të armatosur në Rripin e Gazës.

Presidenti iranian ndodhet në Arabinë Saudite, në një samit të përbashkët me liderët arabë. Kjo është vizita e tij e parë në mbretërinë arabe që marsi, kur dy vendet njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve.

Lexo po ashtu:  Së bashku me Von der Leyen dhe Merkel për rimëkëmbjen europiane