Rëndësia e presjes

Nga Bajram Karabolli

Të gjithë e dinë historinë e të dënuarit me vdekje, jeta e të cilit varej nga vendosja e një presjeje dhe që shpëtoi vetëm nga ajo presje.
Ndërsa shkrimtari i madh argjentinas, Hulio Kortasar (Julio Cortázar) na jep një shembull tjetër për rëndësinë e madhe të presjes: «Nëse burri do ta dinte vërtet vlerën që ka gruaja do të ecte me duar e këmbë për ta gjetur.»

Pra në këtë fjali mungon një presje. Ku duhet vendosur?

Kortasar thotë: «Nëse ju do të ishit grua, me siguri do ta vendosnit presjen pas fjalës GRUA. Por, nëse do të ishit mashkull (vini re: mashkull, jo burrë), me siguri, presjen do ta vendosnit pas fjalës KA.»

Lexo po ashtu:  Fuqia mrekullibërëse e aspirinës, duhen vetëm 3 tableta dhe pak ujë