Ju nuk duhet të qëndroni përkrah atyre që mbajnë mbi duar gjakun e pafajshëm të popujve joserbë të Ballkanit.
Ju nuk duhet të shitni vlerat e demokracisë për një grusht minerali litiumi të nxirë nga dheu i Serbisë. Ju nuk keni tradhtuar vetëm popullin e Kosovës, por edhe shpresën e opozitës serbe; shpresën e vetë serbëve që ëndërrojnë një të ardhme të liruar nga hijet e së kaluarës millosheviqiane.

Konsekuent deri në fund: Ata që dje urdhëruan sulmet mbi Kosovë u lanë e u shpërlanë në arin e zi të litiumit, po ju me çfarë do të shpërlaheni? Si do të reflektohet fytyra juaj, jo vetëm politike, por edhe njerëzore, në pasqyrën e ndërgjegjes suaj të dyfishtë?

Mëtohem e mendoj: A është kjo një ëndërr, ku lugetërit politik të shekullit 1878 janë ringjallur për të bërë sërish pazar me fatet e popujve?
A thua janë çuar lugetërit, a thua janë rizgjuar kancelarët e 1878-ës, ata që ia falën tokat shqiptare Serbisë, për të na treguar se historia përsëritet nën maskën e “demokracisë” dhe “stabilitetit”?

Lexo po ashtu:  Kosova, një shtet që ende po lufton për konsolidimin politik dhe po sulmohet përditë nga Serbia e moçme - 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞, «𝐭𝐢𝐠𝐞̈𝐫 𝐢 𝐩𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈» 𝐢 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐚𝐩𝐨 𝐚𝐥𝐭𝐨𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐧𝐭 𝐢 𝐁𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭?

Ju që sot luani lojën e rrezikshme të heshtjes dhe të dyfytyrësisë: Gjykata e historisë nuk do t’ju falë!