Megjithëse Turkish Airlines kishte zënë vendin e katërt në listë në vitin 2019 me një mesatare ditore prej 1.331 fluturimesh, në vitin 2020 ajo u ngjit në vendin e dytë me 626 fluturime.
Turkish Airlines (THY) është bërë linja e dytë ajrore me më së shumti fluturime në Evropë, me 626 fluturime në ditë në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Sipas të dhënave të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EUROCONTROL), 11,1 milionë fluturime janë regjistruar në Evropë në vitin 2019, ndërkohë që kjo shifër ka rënë për 6,1 milionë në vitin 2020, për të arritur në rreth 5 milionë.

Raporti nga EUROCONTROL thotë se do të duhet kohë për përmirësim në këtë sektor.

Transportuesi irlandez me kosto të ulët Ryanair vitin e kaluar është regjistruar si linja ajrore me më shumë fluturime në Evropë, konkretisht 951 fluturime në ditë.

Lexo po ashtu:  Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda muajit prill

Megjithëse Turkish Airlines kishte zënë vendin e katërt në listë në vitin 2019 me një mesatare ditore prej 1.331 fluturimesh, në vitin 2020 ajo u ngjit në vendin e dytë me 626 fluturime. Pegasus Airlines zuri vendin e dhjetë me 261 fluturime në ditë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit zuri vendin në listë si aeroporti i pestë në Evropë, me një mesatare prej 504 fluturimesh ditore vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com