Vendimi skandaloz i OVL-UÇK për të mos marrë pjesë dhe për të mos bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, po përballet me kundërshtime gjithnjë e më të fuqishme nga veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vendim është një akt i turpshëm, një qëndrim i pa denjë, dhe një shkelje e vlerave të luftës sonë çlirimtare!

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐚𝐧 𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫, 𝐍𝐚𝐬𝐞𝐫 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐢, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐢𝐮 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚 𝐔𝐂̧𝐊-𝐬𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝟏𝟖-𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐞, 𝐤𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐪𝐞𝐧𝐢𝐞𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐯𝐚𝐥𝐢𝐝𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬.

Në letrën e tij publike, veterani deklaron:

“Vendimi i OVL-së për të mos marrë pjesë apo bashkëpunuar me Qeverinë me rastin e 17 Shkurtit, është i turpshëm dhe skandaloz.

OVL ka kohë që është kapur e drejtuar nga ata që më së paku janë kujdesur për gjendjen e rëndë të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani jep shenja për koalicion parazgjedhor me LVV-në

Prej se ekziston kjo organizatë ka qenë e njëanshme dhe jo në nivelin e detyrës që ka.

Vendimi i pa denjë dhe i turpshëm për të mos bashkëpunuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, veç sa e konfirmon se kjo organizatë është e keq drejtuar dhe manipuluar nga ata që pas lufte u ngritën në pushtet ku edhe u pasuruan në emër të luftës çlirimtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e popullit dhe do të punojë për popullin edhe në 4 vitet tjera, e jo për individë të caktuar siç ka qenë në të kaluarën jo të largët.

Si veteran, e kundërshtoj këtë vendim arbitrar dhe skandaloz, që është në kundërshtim me vlerat tona të përbashkëta, dhe i cili nuk përfaqëson aspak vullnetin dhe dëshirën e shumicës së veteranëve për të festuar e kremtuar këtë datë historike për të gjithë shqiptarët,” përfundon letra publike e z. Ahmeti.

Të dashur lexues,
Ky nuk është një rast i izoluar! Ky është një distancim masiv i veteranëve të vërtetë të luftës nga uzurpatorët e OVL-UÇK. Kjo organizatë, që dikur duhej të ishte zëri i atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, është shndërruar në një vegël politike në duart e klaneve që u pasuruan mbi sakrificat e luftëtarëve të vërtetë.

Lexo po ashtu:  Bashën e Berishën i quan kufoma politike, Rama i fton demokratët t’i bashkohen për Shqipërinë

– 𝐌𝐞𝐤𝐮𝐥𝐢𝐏𝐫𝐞𝐬𝐬 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞𝐭𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐬𝐢𝐯 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐚𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐮𝐳𝐮𝐫𝐩𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐨𝐤𝐮𝐩𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫

Sot është koha për t’u ngritur!

Sot është koha për të ndarë veteranët e vërtetë nga ata që përdorin emrin e luftës për interesa të ulëta politike dhe personale!

Sot është koha për të rikthyer dinjitetin e UÇK-së dhe për të çliruar edhe njëherë idealet e saj nga duart e atyre që e kanë përdhosur!

Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur!

Lavdi dëshmorëve dhe luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së!

Rroftë kombi shqiptar!