Një ditë kur ishte ende fëmijë, Thomas Edison erdhi në shtëpi dhe i dha një copë letër të ëmës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai i tha: “Mami, mësuesja më dha këtë letër dhe më tha që vetëm ti duhet ta lexosh”.
Çfarë thotë?
Nënës iu mbushën sytë me lotë, teksa i lexonte letrën të birit…

“Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues të mirë për ta mësuar. Të lutem, mësoje vetë”.
Shumë vite pasi nëna kishte vdekur, Edison u bë një prej shpikësve më të mëdhenj të shekullit.
Një ditë, tek po kërkonte në sirtarë, gjeti të palosur letrën e vjetër që mësuesja i kish dërguar të ëmës atë ditë…
Në letër shkruhej: “Djali juaj është i mangët mendërisht. Nuk mund ta pranojmë të ndjekë më shkollën tonë. Ai është i përjashtuar.”
Edison u prek shumë teksa e lexoi, dhe më pas shkroi në ditarin e tij:
“Thomas A. Edison ishte një fëmijë i mangët mendërisht, të cilin e ëma e shndërroi në gjeniun e shekullit”.




