“Republican Serbs” organizon aktivitet në Dallas
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Derisa Kosova po përballet me mundësinë për të shkuar në zgjedhje të reja, organizata “Republican Serbs”, përmes iniciativës “Serbs for Trump”, ka paralajmëruar një aktivitet politik më 9 shtator 2026, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Frankie’s Downtown në Dallas të Teksasit.
Sipas faqes zyrtare të organizatës, aktiviteti zhvillohet në kuadër të “RNC Week 2026” dhe synon mobilizimin politik të komunitetit serbo-amerikan për zgjedhjet afatmesme.
Organizatorët e lidhin aktivitetin me synimin për të ruajtur shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, për ta rritur atë në Senat dhe për të mobilizuar familjet serbo-amerikane në zonën metropolitane të Dallasit. Në mesin e temave të promovuara janë edhe siguria kufitare, dominimi energjetik dhe zgjedhja e shkollës.

Në faqen e organizatës është publikuar edhe një listë e personaliteteve politike të ftuara, duke u sqaruar se pjesëmarrja e tyre varet nga agjenda.
Në mesin e tyre janë Richard Grenell, ish-drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, kongresistët Claudia Tenney, Abe Hamadeh dhe Anna Paulina Luna, si dhe prokurori i përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.
Në listë figurojnë gjithashtu guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, Byron Donalds dhe Michael Alfonso.
Aktiviteti do të drejtohet nga Aleksandar Sasha Jovicic, drejtor i “Serbs for Trump / Republican Serbs”. Në faqen e organizatës, “Serbs for Trump” prezantohet si partner prej dhjetë vjetësh i koalicionit të Donald Trumpit.




