Edhe më parë, në artikujt e shkuar kemi theksuar sesa të rrezikshme janë ushqimet e shpejta për sistemin tonë imunitar, nervor dhe metabolizmin në tërësi. Në mënyrë të veçantë, produktet si ketchupi apo mustarda kanë në përmbajtje të tyre përbërës tepër të dëmshëm për dietën tonë.

Tregohuni të kujdesshëm me konsumimin e ketchupit, pasi ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe diabet. Në pamje të parë ju mund të mendoni se po ushqeheni me ndonjë salcë domatesh, që në përbërje të saj ka domate bio, por e vërteta nuk është kështu. Domatet, në gjendjen e tyre natyrore janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, vitaminës B6, magnezit, fosforit, kaliumit dhe bakrit, si dhe vitaminës A, C dhe K.

Por një shishe Ketchup ka vetëm 8% të Vitamina A dhe C dhe përpunon apo eliminon përfitimet e domateve.

Çështjet Shëndetësore

Syrup High Corn Fructose është një përbërës i dëmshëm i Ketchupit, një kontribues i madh në shtimin e kalorive dhe është i lidhur me problemet e peshës, diabetin e tipit 2 dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Lexo po ashtu:  Ambasada amerikane jep lajmin e mirë për Kosovën

Kripë

Vetëm një lugë gjelle Ketchup, ka 7% të dozës së rekomanduar ditore të natriumit.

Kur konsumoni shumë natriumi, veshkat duhet të prodhojnë ujë. Vëllimi i gjakut në trupin tuaj rritet dhe vendos presion në zemër. Shumë kripë në dietën tuaj bën që enët e gjakut të ngurtësohen, rrit shanset për atak kardiak, për goditje në tru dhe shkakton presion të lartë të gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *