Zëvendëskryeministri i porsazgjedhur i Kosovës Haki Abazi, ka deklaruar se qeveria “Kurti” do të arrijë t’i tejkalojë të gjitha pengesat që do të shfaqen përgjatë qeverisjes 4-vjeçare, duke përfshirë edhe atë të zgjedhjes së presidentit pas një viti.

Abazi vlerëson se rezultatet e bashkëqeverisjes LDK – LVV do të jenë indikacioni kryesor, i cili do ta rikthejë funksionalizimin e institucioneve vendore.

Koalicioni bashkëqeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do t’i kapërcejë të gjitha pengesat, të cilat do të shfaqen përgjatë qeverisjes, duke përfshirë këtu edhe atë të zgjedhjes së presidentit të vendit pas një viti.

Numri dy në Qeverinë e Kosovës Haki Abazi, i cili ndër të tjera është shprehur optimist se pikërisht qeveria “Kurti” do t’u dalë ballë të gjitha problemeve të krijuara në vend si pasojë e keqqeverisjeve të kaluara.

“Unë shpresoj shumë se edhe qytetarët, edhe opozita, edhe ne vetë brenda koalicionit qeverisës do të kemi arsye të madhe për ta vazhduar bashkëqeverisjen. Duke u bazuar në rezultatet dhe në përkushtimin e pafund që njerëzit përbrenda institucioneve, duke filluar nga Parlamenti i cili është institucioni më i lartë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë një frymë e re e njerëzve e deri tek institucionet e tjera që janë në formim e sipër në ekzekutiv dhe ky potencial pozitiv që do të krijohet e deri në momentin kur do të bisedojmë për presidentin do të mundin çfarëdo tendence për ta sabotuar vazhdimësinë e funksionimin e institucioneve”, është shprehur Abazi.

Lexo po ashtu:  Këta dy të rinj turq mbrëmë shpëtuan jetë nga sulmi terrorist

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *