Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavasoglu, ka kërkuar nga SHBA-ja sistemin raketor “Patriot”, si mbështetje për luftën në provincën siriane Idlib.

Kështu u ka thënë gazetarëve Çavasoglu, në Doha të Katarit, pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Gjatë luftimeve të këtij muaji në veri-perëndim të Sirisë me ushtrinë e rregullt siriane, kanë humbur jetën 55 ushtarë turq, njofton Reuters.

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do të shtypë forcat siriane nëse nuk tërhiqen në pozicionet e definuara sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Rusisë.

Më herët, forcat turke përmes një droni kanë shkatërruar sistemin rus “Pantsir S-1”, të cilin e përdorte ushtria siriane në Idlib, si kundërpërgjigje për vrasjen e 33 ushtarëve turq në këtë provincë.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet në veri, Kurti anashkalon sugjerimet e BE-së. Ndjek rrugën ligjore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *