75 për qind e banorëve të Shqipërisë dhe 64 për qind e banorëve të Kosovës janë pro bashkimit kombëtar.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Këto janë gjetjet në hulumtimin e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, “Shqipëri-Kosovë: dekonstruktimi i mitit të Shqipërisë së Madhe”, që është prezantuar sot në Prishtinë.
Sa i përket qëndrimit zyrtar të Shqipërisë karshi Kosovës, qytetarët e të dyja vendeve pajtohen se Shqipëria luan rolin e “vëllait të madh” ndaj Kosovës.

Ndërkaq, skenarët për mundësinë e korrigjimit të kufijve janë kundërshtuar nga shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, por gjithashtu edhe nga serbët e Kosovës.




