Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandoi të martën që njerëzit që kanë simptoma të COVID – 19 të shmangin marrjen e ibuprofenit, pasi zyrtarët francezë paralajmëruan që ilaçet anti – inflamatore mund të përkeqësojnë efektet e virusit.

Paralajmërimi i Ministrit të Shëndetësisë Veran, erdhi pas një studimi të publikuar nga revista mjekësore “The Lancet”, që hipotetizonte se një enzimë e ngritur nga ilaçet anti – inflamatore si ibuprofeni mund të përkeqësonte COVID – 19.

I pyetur rreth studimit, zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier, u tha gazetarëve në Gjenevë se ekpertët e organizatës po kryenin hetime të mëtejshme.

“Ndërkohë, ne rekomandojmë që të përdorni paracetamol në vend të ibuprofenit, dhe të mos ta përdorni këtë të fundit si një trajtim të vetë – administruar. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Lindmeier shtoi se nëse ibuprofeni “ ju jepet me recetë nga mjeku, atëherë, sigurisht, kjo është në dorë të tyre”.

Lexo po ashtu:  Nga rritja e zhvillimi i fëmijëve deri tek impotenca e mashkullit këto janë efektet mrekullibërëse të qumështit të bletës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *