Kryetari i LVV-së në Lipjan, Avni Jashari i ka quajtur ‘antibiotik’ kundër mafias, krimit e korrupsionit, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se të dy janë bërë makth i tmerrshmi mafias njëso si Giovanni Falcone e Paolo Borselino dikur në itali

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin.

Përderisa vitet 90` në Itali, Giovanni Falcone e Paolo Borselino u bënë makthi më i tmerrshëm i mafias, krimit të organizuar dhe çdo të keqeje që kishte kapluar Italinë nga pas Lufta e Dytë Botërorë, Albin Kurti e Vjosa Osmani sot më ngjajnë në këto dy figura.

Këto dy figura emblematike dhe hirojnë të Italisë moderne kishin një gjë, shtetin e tyre ta shihni të lirë nga zgjedha mafioze sepse bashkë-ndjenin vuajtjet së bashku me italianët pa dallim, nga jugu e në veri. Paragonimi është mase i drejt këtë rast, edhe Kurti e Osmani janë personalitet e para jo vetëm nga lufta e fundit por nga Lufta e Dytë Botërore që bashkë-ndjejnë me popullin dhe janë pjesë e tij në të gjitha sfidat dhe në të gjitha rrethanat siç po dëshmohet edhe tani në këtë kohë të kësaj emergjence.

Lexo po ashtu:  “Lagja e Trimave”, kërkohet hetim ndërkombëtar

Populli është me ju sepse ju jeni me popullin, ata (klani politiko-mafioz) tani më janë vetëm, përpëlitjet e fundit të tyre janë këto ngase kjo tokë nuk duron tradhtarët siç nuk i kishte duruar asnjëherë, kjo tokë e shenjt dardane tani i ka këta dy prijës që i kishte pritur prej kohësh e që amanetin e të gjithë atyre që ranë duke mbrojtur integritetin territorial do ta qojnë në vend. Albin Kurti e Vjosa R. Osmani ky “antibiotik” i pazëvendësueshëm kundër mafias, krimit e korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *