Që në ditët e para, kur virusi Covid-19 u shfaq në Kinë, të gjithë ekspertët e shëndetit sugjeruan që të gjithë ata persona që kishin sëmundje të ndryshme të evitonin lëvizjet e shpeshta nëpër rrugë. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të shmangnin përhapjen e këtij virusi. Transmetimi nga njeriu tek njeriu ka sjellë dhe një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve në cdo vend që është shfaqur koronavirusi.

Shumë raste janë mjaft të buta sa që nuk mund ta kuptoni kurrë se jeni të infektuar. Këta njerëz mund të etiketohen si të infektuar, por asimptomatikë, por mund të infektojnë të tjerët.

Ende ka shumë që nuk dimë për sëmundjen, por e dimë se mund të jetë fatale për grupe të caktuara, si ata mbi moshën 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje të tjera klinike.

Kjo është dhe arsyeja pse mjekët këshillojnë, që edhe nëse nuk jeni të prekur ende nga COVID-19, silluni sikur jeni të infektuar. Kjo ndihmon për të praktikuar distancimin shoqëror.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Duhet të shmangi fjetjen me celularin tuaj pasi mund të rrezikoheni nga kanceri

Covid-19 është një sëmundje e cila nuk ka imunitet natyror në popullatë  pasi nuk ekziston ende një vaksinë për të. Kjo nënkupton se mënyra e vetme që virusi të largohet nga popullsia, në një farë kuptimi, është ose të infektojë të gjithë ose të kufizojë aftësinë e virusit për t’u përhapur nga një person në tjetrin.

Distanca sociale, është ajo që, “krijon një pengesë” dhe mbron njerëzit që janë më të rrezikuar nga ky virus në komunitet.

E.Z/SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *