Gjendja e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson sa vjen e po përmirësohet me ritme të shpejta, pasi qëndroi disa ditë në terapi intensive për shkak të koronavirusit. Të paktën kështu raportoi sot “Sky News”.

Boris Johnson thuhet se ka mundur te dale shetitje, po ashtu po luan lojëra dhe po shikon filma në spital, ndërsa vazhdon shërimin e tij nga COVID-19.

Thuhet se filmat që ka parë janë “Withnail And I”, duke interpretuar Richard E Grant dhe trilogjinë “Lord Of The Rings”. Pasi doli nga kujdesi intensiv, kryeministri ia doli të bënte edhe disa shëtitje të shkurtra.

Johnson u dërgua në spitalin e “St Thomas” në Londrën qendrore të dielën në darke, 10 ditë pasi testoi pozitivisht për COVID-19 .

Lexo po ashtu:  Krimet e shtetit serb ndaj shqiptarëve/ Serbia konfirmon varrezën masive afër Rashkës me trupat e 15 viktimave shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *