Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se do të përkrahë çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi, duke deklaruar se për këtë temë duhet të përfshihen edhe ndërkombëtarët.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Në njoftimin për media thuhet se Osmani ka falënderuar Hernmarck Ahliny për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit suedez për Kosovën, duke veçuar angazhimin e Suedisë në ofrimin e ndihmës përgjatë pandemisë COVID-19.

Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ka qenë nisma për vetingun në drejtësi, për të cilën Osmani tha se duhet të ndihmojnë edhe ndërkombëtarët.
“Temë qendrore e këtij takimi ishte procesi i vetingut në sistemin gjyqësor. Znj. Osmani potencoi se sundimi i ligjit është parakushti thelbësor për funksionimin e mirëfilltë të shtetit. Në këtë kontekst, zonja Osmani potencoi rëndësinë e rishikimit funksional të sistemit gjyqësor, ku do të përfshihej edhe procesi i vetingut. Më tej, ajo theksoi se në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, në bashkëpunim me partner vendor e ndërkombëtar, do të përkrahë çdo nismë lidhur me vetingun në drejtësi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe për çështje tjera që ndërlidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës si dhe aktualitetin politik në vend.




