A mund të bindë Basha ndërkombëtarët?

Opozita mbylli një tjetër protestë në vazhdën e përpjekjeve për të detyruar zotin Rama të pranojë zgjedhjet e parakohshme me një qeveri teknike. Pjesëmarrja tregoi se PD, LSI e parti të tjera të vogla mund të mobilizojnë numra përtej mbështetësve tradicionalë edhe pse janë jashtë parlamentit. Sa i takon mesazheve të zotit Basha, ato ishin për ndërkombëtarët, në veccanti ambasadave të SHBA e BE që kanë mbajtur dukshëm krahun e qeverisë.

“Dua t’ju drejtoj në emrin tuaj dhe me mbështetjen tuaj, një mesazh të qartë miqve tanë perendimorë që na kanë mbështetur në 29 vite rrugëtim: No stability without democracy!

Nuk ka stabilitet pa demokraci”- deklaroi Basha në fjalën që mbajti para selisë.

Ajo që kuptohet është se PD dhe vetë Basha luftën më të madhe tani e ka me ndërkombëtarët dhe jo me Ramën. Mesa duket ky i fundit është ende i preferuar nga të huajt në lojën e interesave që luhen në Shqipëri ose garancitë dhe rekomandimi që ka nga jashtë për të vazhduar të qeverisë është ende i vlefshëm, pamvarësisht keqqeverisjes së tij.
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Franca ndalon lutjet në korridoret e universiteteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *