Ankthi bëhet shkaktar i një gjumi të keq dhe një gjumë i keq shkakton gjendje ankthi. Pra gjithë kjo situatë kthehet në një rreth vicioz nga i cili është vështirë të dalësh

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Kalifornisë, ka rezultuar se individët që flenë pak dhe keq natën e kanë nivelin e ankthit 30% më të lartë krahasuar me individët që bëjnë një gjumë të mirë.

Për të arritur në përfundimin e mësipërm, shkencëtarët morën në shqyrtim rastet e 18 personave. Analizuan me përpikëri orët e gjumit të secilit dhe cilësinë e tyre.

Me pak fjalë nëse nuk flini siç duhet, gjasat që të prekeni nga krizat e ankthit janë të mëdha.

Po çfarë duhet të bëni për një gjumë të mirë?

– Vendosni një orar gjumi
– Mos përdorni pajisje teknologjike një orë përpara se të flini
– Mos pini kafeinë pas orës 4 të pasdites
– Shmangni përdorimin e alkoolit gjatë natës
– Mbajeni telefonin pa zë dhe larg krevatit

Lexo po ashtu:  Ja pse leximi i bën mirë trurit

Hapat e mësipërm do t’ju ndihmojnë të dilni nga rrethi vicioz që përmendëm në fillim të artikullit. Ju do të flini më mirë dhe do të zgjoheni të qetë, pa ankth dhe plot me energji.

Burimi: Bright Side

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *