Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Njerëzit të cilët skuqen kur konsumojnë alkool janë të prirur të vuajnë nga një çrregullim serioz.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Studime nga Koreja e Jugut kanë zbuluar se njerëzit të cilët skuqen në fytyrë pasi konsumojnë disa pije alkoolike janë të rrezikuar nga hipertensioni i cili lidhet me alkoolin, transmeton Telegrafi.

Ky tension i lartë i gjakut – pra e ndërlidhur me konsumimin e alkoolit – mund të jetë shkaktar i atakut të zemrës, të trurit, etj.

Shkaktari i këtij fenomeni është acetaldehidi, toksinë e prodhuar nga alkooli, të cilin e shpërbën mëlçia.

Ata të cilët reagojnë me skuqje ndaj pijes, do të thotë se e shpërbëjnë atë përbërës më ngadalë, gjë që e bën atë të qëndrojë në sistem më gjatë dhe të shkaktojë dëme më të mëdha.

Lexo po ashtu:  Ndjesi e keqe në gjoks, rrahje të shpeshta zemre apo lëkurë e zbehtë? Çfarë paralajmërojnë këto shenja

Megjithatë, skuqja e fytyrës nga alkooli dallon varësisht nga gjinia, mosha dhe grupet etnike.

Sipas studiuesve, ky fenomen është më i pranishëm te gratë, te të moshuarit dhe më shumë te aziatikët lindorë sesa te perëndimorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *