Kryeministri i zorit Avdullah Hoti, nga Peja është arsyetuar për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Hoti tha se autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më parë.

“Ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë”.

“Unë kam lejuar mbajtjen me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët edhe tash”.

Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka deklaruar më herët se prej 8 386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë, aq sa kanë qenë edhe viteve të kaluara.

Lexo po ashtu:  Sondazhi: 74 për qind e shqiptarëve duan Bashkimin e shqiptarëve në Një shtet; krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *