Kryeministri i zorit Avdullah Hoti, nga Peja është arsyetuar për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Hoti tha se autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më parë.
“Ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë”.

“Unë kam lejuar mbajtjen me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët edhe tash”.
Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka deklaruar më herët se prej 8 386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë, aq sa kanë qenë edhe viteve të kaluara.




