Iniciativa e Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë pati edhe kundërshtime të fuqishme.

Shumë anëtarë me ndikim në Këshillin e Përgjithshem votuan kundër kësaj iniciative.

Një prej më të fuqishmëve që votoi kundër është i dyti i LDK-së, Lutfi Haziri.

Burime brenda LDK-së kanë theksuar se Haziri ka votuar kundër iniciativës së Isa Mustafës për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtarës së partisë.

“Nënkryetari Lutfi Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit”, tha ky burim.

Media ka provuar që të flas me Hazirin, por kontakti ka qenë i pamundur.

Pos Hazirit edhe dy anëtarët tjerë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që vijnë nga Gjilani, deputeti Fatmir Rexhepi dhe deputetja Valentina Bunjaku, kanë votuar kundër shkarkimit të Osmanit.

Kundër shkarkimit të Osmanit ka dalë edhe ish- ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Edhe anëtari tjetër i KP-së, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se ka votuar kundër.

Pos tij, edhe anëtari tjetër Faton Peci ka votuar kundër shkarkimit të Osmanit.

Lexo po ashtu:  Huawei dhe 5G provokojnë krizë në "marrëdhënien speciale" SHBA-Britani e Madhe

Edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka dalë kundër Mustafës, duke e mbështur Osmanin.

Kundër Mustafës ka dalë edhe Anton Quni e Ardian Shala, derisa ende nuk kanë dalë rezultatet e votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *