Interi ka vendosur t’i paguajë 20 milionë euro për ta blerë Stefano Sensin nga Sassuolo këtë verë dhe mund të shesë Radja Nainggolanin. Sensi, i cili e kaloi këtë sezon në Milano si lojtar i huazuar nga Sassuolo, së fundmi pësoi lëndimin e pestë të sezonit duke hedhur dyshime se zikaltrit nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për ta blerë në fund të kampionatit.Por, sipas mediave italiane, Interi dëshiron ta mbajë mesfushorin 24-vjeçar, sepse planifikon ta përdorë atë në Ligën e Evropës dhe synon t’ia përmirësojë gjendjen fizike në verë.

Dhe, duke qenë se Sandro Tonali mbetet prioritet në mesfushë, Nainggolan pritet të nxirret në treg përsëri në verë, sapo të kthehet nga huazimi në Cagliari.

Lexo po ashtu:  Rashica në formacionin e javës në Bundesligë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *