Achraf Hakimi bëhet gati të veshë fanelën e Interit dhe pritet që marokeni të niset drejt Milanos për vizitat dhe firmën sapo Reali dhe zikaltërit të kenë rënë dakord mbi gjithçka.

Sipas asaj që shpjegon “Corriere dello Sport”, lojtari i Borussia Dortmund do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me zikaltërit për thuajse 6 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.

Real Madrid, nga ana tjetër, do të marrë 40 milionë dhe bonuse (duhet të preket shifra 50 mln euro) por edhe një kusht: Reali do të lajmërohej për çdo ofertë që në të ardhmen mund të vijë në drejtim të mbrojtësit nga skuadra të tjera.

Nëse madrilenët barazojnë ofertat kanë prioritet për transferimin e Hakimit, për ta rikthyer në Madrid.

Lexo po ashtu:  Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, rikthehet në ring me fitore spektakolare, mposht rusin Timur Nikarkhoev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *