Zyra e BE-së në Kosovë do t’ia dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6.000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67.000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor, transmeton “Zeri.info”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kjo dërgesë, që do të dorëzohet nesër, përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19.





