Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar për propozimin e masave të reja gjatë pandemisë me COVID-19, të cilat edhe u miratuan nga kabineti qeveritar.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Zemaj ka thënë se do të bëhet mbyllja e zyrave ku ka raste pozitive, dhe personat e kontaktit do të vetizolohen për 14 ditë.

“Kontaktet e personave të infektuar të vetizolohen për 14 ditë dhe në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të IKSHPK-së”, tha Zemaj, raporton KOHA.

Ai tha se me qëllim të parandalimit të koronavirusit, është bërë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm me staf esencial.

Rekomandimet tjera:

Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

Bartja e maskave të jetë obligative

Punëonjësit dhe palët të mbajnë maska

Kontroll rigoroz të bartjes së maskave në hyrje të secilit institucion

Ndalim i vizitave të familjarëve te personat me COVID-19

Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjarë

Komunat të aktivizojne shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve.

Lexo po ashtu:  Kurti për mediumin prestigjioz SkyNews: "Duam t’i bashkohemi BE-së dhe NATO-s. Ne nuk frikësohemi"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com