Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë dhe deputeti Agon Batusha, bashkë me Kryetarin e IRDK-së dhe deputetin Elbert Krasniqi vizituan lagjen “Ali Ibra” dhe Stacionin Transfer të Mbeturinave në Gjakovë.

Ka disa vite rradhazi që ky stacion transfer për mbeturinat është shëndërruar në deponi që përfshihet nga zjarri duke liruar tymë të zi, e rrjedhimisht duke përhapur materie të rrezikshme në ajër, gjë që ka shkaktuar dhe do të shkaktoj shumë pasoja tek shëndeti i banorëve të Gjakovës e në veqanti të banorëve të lagjes “Ali Ibra”.

Premtimet boshe, procese gjyqësore, kërcënime, interesa klanore-biznesore dhe shumë parregullsi tjera bënë që kjo deponi të shëndërrohet në një problem jo vetëm ambiental, por edhe politik e juridik. Në këto procese janë të përfshirë zyrtarë të dy partive: AAK-së dhe PDK-së, si një binom politiko-biznesor, e që Gjakovën po e dëmtojnë pa masë.

Kjo deponi duhet të mbyllët, të pastrohet terreni dhe të bëhet një zgjidhje tjetër që nuk dëmton ambientin dhe mbi gjitha shëndetin e qytetarëve tanë.

Lexo po ashtu:  Mbi dymijë persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit si veteranë të UÇK-së

Deputetët tanë kanë ngritur këtë çështje edhe në nivelin e ministrive dhe tani do t`a ngrisin këtë cështje edhe në Kuvendin e Kosovës. Por bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Gjakovës z. Gjini, që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi konform përgjegjësive ligjore që ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *