Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë dhe deputeti Agon Batusha, bashkë me Kryetarin e IRDK-së dhe deputetin Elbert Krasniqi vizituan lagjen “Ali Ibra” dhe Stacionin Transfer të Mbeturinave në Gjakovë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ka disa vite rradhazi që ky stacion transfer për mbeturinat është shëndërruar në deponi që përfshihet nga zjarri duke liruar tymë të zi, e rrjedhimisht duke përhapur materie të rrezikshme në ajër, gjë që ka shkaktuar dhe do të shkaktoj shumë pasoja tek shëndeti i banorëve të Gjakovës e në veqanti të banorëve të lagjes “Ali Ibra”.
Premtimet boshe, procese gjyqësore, kërcënime, interesa klanore-biznesore dhe shumë parregullsi tjera bënë që kjo deponi të shëndërrohet në një problem jo vetëm ambiental, por edhe politik e juridik. Në këto procese janë të përfshirë zyrtarë të dy partive: AAK-së dhe PDK-së, si një binom politiko-biznesor, e që Gjakovën po e dëmtojnë pa masë.

Kjo deponi duhet të mbyllët, të pastrohet terreni dhe të bëhet një zgjidhje tjetër që nuk dëmton ambientin dhe mbi gjitha shëndetin e qytetarëve tanë.
Deputetët tanë kanë ngritur këtë çështje edhe në nivelin e ministrive dhe tani do t`a ngrisin këtë cështje edhe në Kuvendin e Kosovës. Por bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Gjakovës z. Gjini, që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për zgjidhjen e këtij problemi konform përgjegjësive ligjore që ka.




