Kanë qenë të rekomanduara më parë, kur virusi kishte ende të panjohura por tani apeli i ekspertëve është që kamerierët që mbajnë dorezat për 8 orë me mire të mos ti vendosin fare.

Kreu i urgjencës Skënder Brataj dhe mjeku pneumolog Arjan Mezini bënë apel që të mos i përdorin për dy arsye.

‘Dorashkat kamarierët të mos i përdorin nese nuk i ndërrojnë dot sa herë i shërbejnë një klienti. Duke vepruar keshtu ai mund të bëhet burim kryesor transmetimi. Ato kanë qenë të rekomanduara, jo të detyruara. Edhe kur shkoj vetë ne kafe i them atij që më shërben ushqimin: hiqi dorezat’, tha Brataj.

Ndërsa mjeku Mezini shtoi një arsye tjetër: ‘Janë dhe burim dermatitesh për vetë njerëzit. Të mbash tetë orë dorashkat krijon sëmundje të lëkurës’.

Mjekët apeluan për distancim dhe thanë se nuk është problem pirja e kafesë në filxhanë që lahen me mbi 80 gradë dhe sa kohë tregon kujdes personal, me higjienë dhe distancim fizik.

Lexo po ashtu:  Pse ju duhet të shmangni këtë fryt për të ulur nivelin e sheqerit në gjak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *