Kanë qenë të rekomanduara më parë, kur virusi kishte ende të panjohura por tani apeli i ekspertëve është që kamerierët që mbajnë dorezat për 8 orë me mire të mos ti vendosin fare.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kreu i urgjencës Skënder Brataj dhe mjeku pneumolog Arjan Mezini bënë apel që të mos i përdorin për dy arsye.
‘Dorashkat kamarierët të mos i përdorin nese nuk i ndërrojnë dot sa herë i shërbejnë një klienti. Duke vepruar keshtu ai mund të bëhet burim kryesor transmetimi. Ato kanë qenë të rekomanduara, jo të detyruara. Edhe kur shkoj vetë ne kafe i them atij që më shërben ushqimin: hiqi dorezat’, tha Brataj.

Ndërsa mjeku Mezini shtoi një arsye tjetër: ‘Janë dhe burim dermatitesh për vetë njerëzit. Të mbash tetë orë dorashkat krijon sëmundje të lëkurës’.
Mjekët apeluan për distancim dhe thanë se nuk është problem pirja e kafesë në filxhanë që lahen me mbi 80 gradë dhe sa kohë tregon kujdes personal, me higjienë dhe distancim fizik.




