Vetëm 22 për qind e personave që rezultojnë pozitivë në testet për koronavirus kanë raportuar se kanë pasur simptoma të sëmundjes në ditën kur i janë nënshtruar testit, ka bërë të ditur Zyra britanike për Statistika Ndërkombëtare.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një gjë e tillë përbën shqetësim, pasi që njerëzit nuk mund ta dinë se e bartin virusin dhe se mund ta përhapin atë.
Të dhënat u bënë të ditura në ditën kur Britania e Madhe ka raportuar për 155 të vdekur që nuk kanë pasur simptoma, por që kanë rezultuar më pas pozitivë për virusin.
Me shifrat e fundit, bilanci i përgjithshëm i fataliteteve në Britani ka arritur në 44 mijë e 391.
