Në Kosovë u regjistruan të shtunën 71 të shëruar nga koronavirusi, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu aktualisht në vend janë 2.227 persona që e kanë fituar betejën me sëmundjen.
“Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Po sot rezultuan 203 raste të reja nga 419 mostrat e testuara.
Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 4.715 raste me koronavirus.




