Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ka njoftuar se do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Kjo do të ndodhë me rastin e rifillimit të dialogut mes dy vendeve, ndonëse nuk ka treguar ndonjë datë.

“Është e qartë se më duhet të udhëtoj për në Serbi dhe Kosovë dhe të dërgoj sinjalin e fuqishëm se për ne dialogu është me prioritet”, ka thënë Maas me rastin e prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane të Këshillit të BE-së Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, raportojnë agjencitë, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se në Berlin kohë më parë është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe ka theksuar se Gjermania do të jetë e përkushtuar për vazhdim të dialogut, dhe njoftoi angazhimin e BE-së në bisedime.

“Në pyetje janë vende të cilat duan të ardhme evropiane dhe nuk do të duhej t’i lejojmë të na largohen, ndërsa e dimë se të tjerë kanë interesa të ndikojnë në atë rajon”, paralajmëroi Maas.

Lexo po ashtu:  Pjesa më e madhe e Europës hap plazhet

Shefi i diplomacisë gjermane vlerëson se para situatës “së rëndë dhe komplekse” në rajon, tani po përballemi edhe me pandeminë e koronavirusit.

Heiko Maas shtoi se Gjermania, gjatë drejtimit me Këshillin e BE-së, deri në fund të vitit t’i nisë bisedimet me Maqedoninë Veriore, ndërsa pati dyshime që e njëjta mund të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *