Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, ka njoftuar se do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Kjo do të ndodhë me rastin e rifillimit të dialogut mes dy vendeve, ndonëse nuk ka treguar ndonjë datë.

“Është e qartë se më duhet të udhëtoj për në Serbi dhe Kosovë dhe të dërgoj sinjalin e fuqishëm se për ne dialogu është me prioritet”, ka thënë Maas me rastin e prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane të Këshillit të BE-së Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, raportojnë agjencitë, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se në Berlin kohë më parë është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe ka theksuar se Gjermania do të jetë e përkushtuar për vazhdim të dialogut, dhe njoftoi angazhimin e BE-së në bisedime.

Lexo po ashtu:  Ish-komunisti jugosllav, Vllasi, këshillon Abazovicin: "Ai duhet të dijë se çfarë krmesh ka prodhuar ideologjia çetnike te Serbisë së Madhe, sidomos kundër boshnjakëve dhe jo-serbëve në Bosnjë, se si Sarajeva u msakrua nga forcat çetnike"

“Në pyetje janë vende të cilat duan të ardhme evropiane dhe nuk do të duhej t’i lejojmë të na largohen, ndërsa e dimë se të tjerë kanë interesa të ndikojnë në atë rajon”, paralajmëroi Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane vlerëson se para situatës “së rëndë dhe komplekse” në rajon, tani po përballemi edhe me pandeminë e koronavirusit.

Heiko Maas shtoi se Gjermania, gjatë drejtimit me Këshillin e BE-së, deri në fund të vitit t’i nisë bisedimet me Maqedoninë Veriore, ndërsa pati dyshime që e njëjta mund të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com