Vazhdimi i dialogut në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit është paraparë të fillojë sot, në orën 16:00, është bërë e ditur nga Bashkimi Evropian.

Siç njoftohet në kumtesë, nikoqir i takimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit do të jetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë, i ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën, më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten, më 16 korrik. Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit do të jetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00. Përfaqësuesi i lartë do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-s”.

Lexo po ashtu:  Haxhiu reagon ndaj refuzimit të raportimit të ministrit Tahiri për rekrutimin e noterëve: Ai është përgjegjës për komprometim të procesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *