Votues shqiptarë!
Përgjegjësia është në ndërgjegjën tuaj deri në momentin që të lëshoni votën në kutinë e votimit. Ajo si e tillë, është refleks i edukatës familjare dhe amanet i të parëve që të votojmë vetën, e pastaj, nga ai moment e tutje, ajo votë behet barrë e arsyes dhe përgjegjësi e Listës shqiptare, se si do të artikulojnë interesat kombëtare në parlamentin malazias.
Kjo kontratë politike të cilën votuesi shqiptarë ka bërë me Listën shqiptare; së pari, obligon, përfaqësuesit tonë të zgjedhur dhe së dyti, kjo kontratë, u jep të drejtën që të kërkoni nga ata llogaridhënie, ndaj kësaj vote të dhënë, që me vetëdije u dorëzoni fatin tuaj, të fëmijëve dhe të familjes në duartë e tyre. Llogaridhënien duhet domosdoshmërisht ta kërkoni nga ata, se është obligim moral, qytetarë dhe kombtarë. Ajo është kulturë politike të cilën duhet ta fisnikërojmë për çdo ditë si vlerë të përbashkët.
E nëse parashtrohet pyetja se si ta kapercejmë krizen apstinente dhe konkurrencen ideologjike ( lexo qytetare) neser te votuesit shqiptarë, atëherë përgjegjëja është vetëm në duartë tuaja, dilni sa më masovikisht në zgjedhje dhe votoni vetën duke i dhënë votën Listës shqiptare dhe duke rrethuar numrin 10!
Vazhdojme dhe na priftë e mbara…
Lexo po ashtu:  Kurti jep lajmin fantastik: Kosova marrëveshje për Tregtinë e Lirë me vendet e EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *