Humbja e partisë së Gjukanoviçit në Malin e Zi, sipas politologut Kristian Duka, erdhi për shkak të ndërhyrjes së kishës ortodokse në politikë. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Duka tha se thirrja e kishës ortodokse për të mos mbështetur Gjukanoviçin i orientoi votat në drejtim të opozitës, duke i hequr PSD-së 6 deputetë.

Një nga shkaqet kryesore që PSD humbi 6 deputetë është thirrja e kishës ortodokse që të mos votohet ajo, por vota të orientohet drejt kahut opozitar. Kjo është hera e parë në histori që një kishë apo fe arrin të bëjë thirrje që të mos votohet një parti dhe të votohet partia tjetër”, tha ai.

Duka u ndal në figurën e Dritan Abazoviç, lideri i “Bardh e Zi”, njërit prej tre koalicioneve të opozitës. Ai tha se mediat në Shqipëri kanë dezinformuar në lidhje me qasjen reale që ai ka në raport me Perëndimin dhe çështje të tjera.

Dritan Abazoviç është një shqiptar nga Ulqini i Malit të Zi. Kam pasur rast të diskutoj me të, është politolog shumë i mirë. Kemi studiuar në universitetin e Sarajevës. Ai ka mbështetje në rajon, ka sjellë frymë të re në politikën e Malit të Zi. Mediat në Shqipëi po dezinformojnë, Abazoviç nuk ëshët deklaruar anjëherë kundër vlerave të Perëndimit. Ai është lideri i një partie shqiptare dhe ka bërë thirrje që Mali i Zi ka nevojë për një qeveri ekspertësh”, tha ai.

Lexo po ashtu:  SHBA tërhiqet ushtarakisht edhe nga Iraku

Sa i takon asaj që sollën të re këto zgjedhje për shqiptarët e Malit të Zi, Duka tha se ata kanë një deputet më shumë dhe u duhet koordinim. Duka u shpreh se, më shumë sesa një qeveri që del nga opozita, gjasat janë që Mali i Zi të ketë një kabinet ekspertësh.

Ndoshta është pak herët të flaism për qeveri të opozitës. Shumica e partive opozitare kanë arritur shumicën, por deri te fromimi i një qeverie nuk ka ndodhur. Shqiptarët tani kanë një deputet më dhumë dhe duhet të koordinohen ku do të shkojë vota e tyre. Kjo është paksa herët. Opozita ka shumicën, por brenda saj ka tre blloqe. Dy prej tyre kanë dallime me koalicionin tjetër. Politika e Abazoviç dallohet nga politika proserbe. Besoj te një qeveri ekspertësh. Çështjet e tjera do të vijnë më pas”, tha ai.

I pyetur për rolin që ka luajtur thirrja e kryeministrit Rama për shqiptarët e Malit të Zi ditët para zgjedhjeve, Duka tha se ajo nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përçarë.

Lexo po ashtu:  Trump lavdëron Putinin: "“Kjo është gjeniale. Putini shpalli një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme"

Ftesa e Ramës ka bërë përçarje mes shqiptarëve në Malin e Zi”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *