Gjatë debatit të parë presidencial mes dy kandidatëve për zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, mes tjerash, ra në sy një gjë – numri i madh i rasteve kur kreu i Shtëpisë së Bardhë ua ndërpreu fjalën rivalit Biden dhe udhëheqësit të debatit.

Sipas një llogaritjeje të revistës “Slate”, presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara ua ndërpreu fjalën së paku 128 herë kandidatit demokrat, Joe Biden, dhe moderatorit të debatit, Chris Wallace.

Kjo shifër ishte shumë më e lartë në krahasim me debatin e parë presidencial për zgjedhjet e vitit 2016, kur Trumpi e kishte ndërprerë Hillary Clintonin 51 herë. Aq sa pati mundësi, Bideni disa herë u mundua të ndërhynte dhe të reagonte, por një gjë e tillë nuk ishte e lehtë.

Përpjekjet e moderatorit Wallace për ta kontrolluar debatin ishin të guximshme, por përfundimisht nuk prodhuan efekt. Trumpi i ndërpreu të dy gjatë pyetjeve dhe gjatë përgjigjeve.

Moderatori së paku 25 herë kërkoi nga presidenti amerikan që të mos ia ndërpriste fjalën rivalit dhe t’i respektonte rregullat e debatit.

Lexo po ashtu:  Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për njohjen e patentë shoferëve

Në një moment gjatë debatit, moderatori theksoi se zyrtarët e fushatës së Trupit janë pajtuar që secilit kandidat t’i lejohen nga dy minuta për një përgjigje dhe se Trumpi po e shkel këtë rregull.

Ndryshe, sipas televizionit CNN, presidenti Trump gjatë debatit ka folur 39 minuta e 6 sekonda, ndërsa ish-nënpresidenti Biden 37 minuta e 56 sekonda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *