Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme greke Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, u dënua të mërkurën për “udhëheqjen e një organizate kriminale”.
Gjykata u dha të njëjtin vendim gjashtë ish-ligjvënësve të partisë dhe vendosi që të tjerët ishin fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Vendimi historik përfundoi një gjyq pesë-vjeçar kundër partisë dhe u prit me duartrokitje nga turmat me më shumë se 15,000 njerëz që ishin mbledhur jashtë gjykatës.
Prokurorët thanë, se partia politike populiste neo-naziste është në të vërtetë një veshje e krimit të organizuar.
Partia e ekstremit të djathtë kishte anëtarë brenda parlamentit nga 2012 deri në korrik 2019, kur Agimi i Artë nuk arriti të merrte 3% të votave siç kërkohej në zgjedhjet e përgjithshme.
Partia u themelua zyrtarisht në 1985 megjithëse nuk fitoi shumë vëmendje deri në fillim të viteve 1990. Ajo mbështetej tek një doktrinë ultranacionaliste dhe ksenofobike.
Burimi: The Guardian