Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme greke Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, u dënua të mërkurën për “udhëheqjen e një organizate kriminale”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjykata u dha të njëjtin vendim gjashtë ish-ligjvënësve të partisë dhe vendosi që të tjerët ishin fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Vendimi historik përfundoi një gjyq pesë-vjeçar kundër partisë dhe u prit me duartrokitje nga turmat me më shumë se 15,000 njerëz që ishin mbledhur jashtë gjykatës.

Prokurorët thanë, se partia politike populiste neo-naziste është në të vërtetë një veshje e krimit të organizuar.
Partia e ekstremit të djathtë kishte anëtarë brenda parlamentit nga 2012 deri në korrik 2019, kur Agimi i Artë nuk arriti të merrte 3% të votave siç kërkohej në zgjedhjet e përgjithshme.
Partia u themelua zyrtarisht në 1985 megjithëse nuk fitoi shumë vëmendje deri në fillim të viteve 1990. Ajo mbështetej tek një doktrinë ultranacionaliste dhe ksenofobike.
Burimi: The Guardian




